Edhe 7 persona të tjerë me koronavirus në RMV


Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, bëri të ditur se kemi 7 raste te reja me koronavirus.
Bëhet fjalë për 4 nga Dibra dhe 3 nga Shkupi.
Ndërsa nesër në mëngjes do të testohen edhe 10 persona të tjerë, 4 nga Dibra.
Për tre persona testimet kanë dalë negativë.

“Sot kemi 5 raste të reja pozitive, dhe dy pacientë të tjerë që janë diagnostifikuar në një laborator tjetër dhe që do të duhet të konfirmohen nesër në laboratorin tonë të Shëndetit publik. Mëngjesin e sotëm janë testuar 7 persona, negative janë rezultatet e 3 pacientëve nga Dibra që kanë qenë në kontakt me të infektuarit si dhe të dy personave nga Shtipi, dhe një personi personi nga Klinika infektive në Shkup. Rezultatet pozitive janë të një paciente nga Klinika Infektive në Shkup, ka 54 vjet dhe ka ardhur nga Holanda, janë gjetur kontaktet me të gjithë anëtarët. Gjatë pasdites janë testuar edhe 10 persona tjerë”, tha Filipçe.

Baby Boo