Edhe 2 persona të tjerë me koronavirus, shkon në 9 numri i të prekurve


Ministri i Shëndetësisë,Venko Filipçe, në konferencën e radhës për gjendjen e koronavirusit në vend tha se kemi të bëjmë edhe me 2 persona të tjerë që kanë rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit. Të dy të prekurit janë nga Dibra dhe janë të afërm me 3 pacientët tashmë të shtruar në klinikë me koronavirus. Ndërsa të gjithë anëtarët e tjerë familjarë kanë rezultuar negativë, por janë izoluar në shtëpi në afat prej 14 ditësh. Filpçe apeloi edhe një herë që të gjithë personat që kanë probleme klinike duhet të qëndrojnë në shtëpi. Duhet edhe të evitohet edhe shkuarja te mjeku amë. Ndërsa të gjithë mjekëve u janë pezulluar çfarëdolloj pushimi në këtë periudhë.

Baby Boo