Ed Sheeran iu përgjigjet grupit ukrainas që u kthyen në ushtarë me një video-mesazh mbështetës (VIDEO)


Një grup ukrainas i kthyer në ushtarë ka marrë një mesazh mbështetjeje nga muzikanti Ed Sheeran. Sheeran po performon në një koncert përfitimi për Ukrainën në Birmingham javën e ardhshme dhe grupi “Antytila” e kontaktoi atë nëpërmjet një videoje në TikTok, e cila tashmë është bërë virale. Në video anëtarët e grupit ishin të veshur me veshje luftarake në Kiev, shkruan BBC.

Në mesazhin e tyre, grupi ka kërkuar që të paraqitet nga distanca në shfaqje, megjithëse deri më tani është e paqartë nëse kjo do të ndodhë.
Sheeran u tha atyre në një mesazh-përgjigje se “mezi pret” të dëgjojë muzikën e tyre dhe u dha mbështetje si grupit ashtu edhe popullit ukrainas.

“Hej djema, Unë sapo e pash videon tuaj këtë mëngjes. Faleminderit që e dërguat atë. Së pari, unë thjesht dua t’ju them të gjithë ukrainasve që unë jua dua, unë qëndroj me ju dhe jam shumë krenar që do të interpretoj në koncertin mbledhës të fondeve këtë javë. Mezi pres që të shoh muzikën tuaj gjithashtu djema dhe ju dërgoj shumë dashuri”, tha Ed Sheeran.

Koncerti për Ukrainën zhvillohet në NEC të martën më 29 mars dhe do në të do të performojnë gjithashtu: Camila Cabello, Gregory Porter dhe Snow Patrol.
Të ardhurat nga koncerti do të shkojnë për apelin humanitar të Ukrainës të Komitetit të Emergjencave të Fatkeqësive.

Baby Boo