EcoGuerilla: Tetova – Venediku i kanalizimit fekal


Skandaloze: Çdo herë kur kemi rreshje të shiut me intenzitet më të madh, përmabajtja e kanalizimit fekal dhe atij atmosferik dalin nëpër rrugët para shtëpive tona, për arsye të mospastrimit të kanalizimeve, thuhet në reagimin e OJQ EcoGuerilla, transmeton Gazeta Lajm. “Komuna vite me radhë është treguar e paaftë dhe e painteresuar të përballet me këtë problem edhe pse qytetarët vazhdimisht janë ankuar dhe kanë kërkuar zgjidhje urgjente. Një ditë pasi ndalet shiu, mbetjet fekale ngelin në sipërfaqe dhe asnjëherë nuk pastrohen me ujë. Këto flliqësira pastaj ne i bartim brenda shtëpive tona, ndersa fëmijët ecin dhe luajnë nëpër këto rrugë të fëlliqura te cilet paraqesin burim të infekcioneve të shumta.

Ky është turpi i rradhës me të cilin qytetarët e Tetovës duhen të përballen çdo herë kur bie shi.
A është kjo Komuna që duam?! Teuta Arifi #kanalizimi #fekal”, thuhet në reagim.

Baby Boo