Eco Guerilla reagon për filtrat e fabrikës “Jugohrom”


Lëvizja Eco Guerilla lajmin që Qeveria do të ndajë 1,5 milion euro për instalimin e filtrave të Jugohromit e vlerëson si manipulim të radhës me opinionin. Dyshimet tona serioze janë për shkak se më herët thuhej që instalimi i sistemit filtrues kushton 12 milion euro dhe duhet kohë minimum 2 vjet për instalimin e tyre.

Jugohromi ka qenë i mbyllur dhe jotransparent për mediat që të tregojë se çka është bë deri më sot. Është e paqartë se si u ul çmimi i filtrave nga 12 milion euro në 1,5-2 milion euro dhe vendosja do bëhet për 4-5 muaj për të prodhim me kapacitet prej 55%.

Maqedonia e ka nënshkruar dhe ka detyrim ta respektojë Konventën e Arhusit për qasje në informacione, pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje dhe qasje në drejtësi për pyetjet që lidhen me ambientin jetësor.

Ne kërkojmë që i gjithë procesi në faza të mbikëqyret nga ekspertë të pavarur.

Ne nuk u besojmë premtimeve të Jugohromit dhe të Qeverisë, pasi me vite na kanë mashtruar. Ne kërkojmë vetëm respektimin e Kushtetutës dhe rregullave ligjore. Ashtu siç dihet, në Maqedoni institucionet shpesh janë vënë mbi ligjin. Qeveria nuk duhet të shqetësohet nga mbikëqyrja e ekspertëve të pavarur, nëse sistemin e filtrave të cilin pretendon se do e instalojë Jugohromi, i përmbush standardet e kërkuara.

Baby Boo