E vrau tutori. Zbardhet historia e Anxhelas, vajzës së re të vrarë në Itali


Deri para tre vitesh, Anxhela Meçani jetonte në periferi të Tiranës.

Pastaj ajo do të transferohej për në Itali, ku i fejuari i saj i kishte premtuar një punë si balerinë.

Por ky premtim fatkeqësisht ishte vetëm një iluzion.

Sapo ka mbërritur në vendin fqinj, Anxhela do të fillonte të dilte e të shiste trupin e saj në trotuaret e disa prej qyteteve në veri të Italisë, shkruan SYRI.net.

Kjo situatë do të vazhdonte deri të shtunën në darkë, kur ajo do të hidhej në rrugë.

Jeta e saj do të ndërpritej në mënyrë barbare mbrëmjen e së dielës në Torino, qytet në të cilin kishte mbërritur vetëm pak muaj më parë.

Sipas mjekëve të spitalit ‘Kryqi i Shenjtë’ në Moncalieri, vajza ishte masakruar me shkelma dhe grushte.

Pastaj kur kishte rënë pa ndjenja atë e kishin hedhur në rrugë nga një makinë në ecje.

‘Kush e ka hedhur dhe braktisur trupin e vajzës, ka menduar se ajo kishte vdekur’, kanë thënë burime të policisë italiane, të cituara nga mediat e vendit fqinj, shkruan SYRI.net.

Por në fakt nuk ndodhi kështu.

Një dëshmitar do të shikonte të gjithë skenën dhe telefonoi policinë dhe urgjencën. Vajza e re do të dërgohej në spital me urgjencë.

Edhe pse mjekët kanë bërë të pamundurën, sërish Anxhela Meçani nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Policia italiane ka nisur hetimet për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë, ndërsa janë sekuestruar pamje të kamerave të shumta të sigurisë në zonën ku u gjet trupi i pajetë, por edhe në rrugët që të çojnë në këtë zonë.

Baby Boo