E vetmja rrugëdalje kur të gjitha dyert e institucioneve shtetërore të janë mbyllur


Muaji “Maj” është muaji i të drejtave dhe lirive të njeriut tek Avokati i popullit

Nëse mendoni se të gjitha dyert u janë mbyllur dhe nuk ka kush t’ju mbrojë, një derë gjithmonë qëndron e hapur, kjo është dera e Avokatit të popullit. Avokati i popullit ndihmon që qytetarët më lehtë t’i realizojnë liritë dhe të drejtat e tyre.

Ai është i pavarur, i paanshëm dhe ofron shërbim falas. Çdo kush, pavarësisht nga gjinia, raca, ngjyra e lëkurës, feja, përkatësia etnike ose përkatësia politike, prona ose statusi shoqëror, mund të paraqesë parashtresë tek Avokati i Popullit.

Avokati i Popullit në Republikën e Maqedonisë së Veriut është Ixhet Memeti, jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës dhe me përvojë pune mbi 20 vjet. Në karrierën e tij profesionale ka qenë sekretar i Qeverisë, ministër i drejtësisë dhe gjyqtar i Gjykatës kushtetuese.

https://www.facebook.com/ombudsman.mk/videos/670952410117658/

Qytetarët të drejtat e të cilëve janë të cenuara, dhe sidomos ata të cilët janë të goditur nga varfëria, ata që jetojnë në margjinat e shoqërisë, personat me aftësi të kufizuara, ata që janë të privuar nga liria, të diskriminuar në çfarëdo baze, viktima të dhunës familjare, trafikim me qenie njerëzore, etj.

Të gjithë ata që kanë qasje të kufizuar ose të komprometuar në burimet dhe mundësitë e nevojshme për pjesëmarrje të plotë në shoqëri, mund t’i drejtohen Avokatit të popullit nëse vlerësojnë se ndonjë e drejtë e tyre është shkelur nga shteti. Shkeljet e të drejtave të qytetarëve mund të jenë për shkaqe të ndryshme – për shkak të zbatimit të gabuar të ligjeve, gjendjes faktike të vërtetuar gabimisht, shkeljes së dispozitave të procedurës administrative, mosveprimit sipas kërkesave të qytetarëve, zvarritjes së panevojshme të procedurave dhe të ngjashme.

Në vitin 2019 Avokati i popullit filloi t’i zbatojë kompetencat e reja me çka i rriti mundësitë për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve. Zyra e tij këtë vit shpalli muajin “Maj”, si Muajin e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe me këtë rast u apelon publikisht të gjithë qytetarëve – kërkoni ndihmë (http://ombudsman.mk/) për t’i realizuar të drejtat tuaja!

Çdo herë kur mendoni se ju duhet ndihmë nga Avokati i popullit, mund të drejtoheni personalisht në zyren e tij në Shkup, si dhe në zyrat rajonale në Tetovë, Kërçovë, Shtip, Strumicë, Kumanovë dhe Manastir, përmes telefonit, me shkresë përmes postës ose postës elektronike.

Për më shumë informata për kompetencat e Avokatit të popullit kërkoni në web faqen zyrtare http://ombudsman.mk/

Baby Boo