E veshin fëmijën me bluzën e LGBT, reagon Mesila Doda: Keni abuzuar me një të mitur…

Ish-deputetja e PDIU, Mesila Doda ka reaguar ashpër ndaj komunitetit LGBT.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ajo ka përcjellë qëndrimin e saj ndaj shoqatave që promovojnë njerëzit me prirje të ndryshme seksuale, duke u nxitur nga një foto ku duket një fëmijë i veshur me bluzën e LGBT.

“Sot ne mengjes hasa me kete foto qe eshte shprehja me e paster e abuzimit me nje te mitur…

Nese dikush ende ngren zerin per te ruajtur femijet e te rinjte nga korrentet ideologjike LGBT, etiketohet dhunshem si person qe nuk respekton te drejtat e njeriut, mendjembyllur, konservator, fshatar… i padenje per shoqerine e sotme e te tjera me rradhe…
Tani, qe nje femi, apo te ri a te re, ta induktosh me qenjen pjese te komunitetit LGBT, te futesh tek femijet nje bote seksuale e cila nuk egziston, te besh te dyshojne ne

seksualitetin e tyre qindra femije, te rinj e te reja qe kalojne normalisht ne fazat e veshtira te rritjes, mua me duket abuzim, mosrespektim i te drejtave te femijeve dhe te rinjve dhe dhunim psikologjik per te çuar permes konfuzionit te moshes ne perzgjedhje te dhunshme te nje identiteti te ri seksual…

Kjo nuk duhet te jete pjese e kultures tone… individet me prirje te ndryshme seksuale jane pjese e shoqerise shqiptare, e nuk ka asnje arsye qe te keqtrajtohen apo te anatemohen nga pjesa tjeter e shoqerise,…

por nuk mund te jene model per edukimin e brezave e as arsye qe te sjellin perzgjedhjen e tyre seksuale si forma e duhur e rritjes se individit modern ne shoqeri”, shkruan Doda.