E turpshme! Truproja i Veliajt përqafon me zor gazetaren në mes të Tiranës: Mos më prek (VIDEO)


Një situatë e paprecedentë ka ndodhur me trupat e sigurisë së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe gazetares së Ora News Sonila Musaj, e cila është penguar që të ushtrojë profesionin e saj.

Teksa gazetarja i është afruar pranë Sheshit Skënderbej që ta pyeste në lidhje me problematika që shqetësojnë qytetarët e Tiranës, një prej personave që kujdesej për sigurinë e Veliajt e ka përqafuar me zor gazetaren, në një akt që padyshim mund të konsiderohet seksist.

Vetë gazetarja është shprehur: Të lutem mos më prek, si mund të përqafosh një femër që nuk e njeh!

Ndërkohë që ajo që është dhe më alarmante, është heshtja e Veliajt në të gjithë këtë skenë, ku ka bërë sikur asgjë nuk ka ndodhur përpara syve të tij. Në fakt nuk është hera e parë që Veliaj tregohet jodashamirës ndaj gazetarëve, veçanërisht në rast se pyetjet janë jashtë skenarit dhe regjisë të përgatitur nga zyra e Bashkisë.

Pas gjithë kësaj situate vetë gazetarja Musaj ka pasur një reagim në rrjetet sociale, ku shkruan:

“Miq qe prej moshes 17-vjecare kam punuar ne media sigurisht jam ndeshur me sjellje te shume personave por si sjellja ndaj ketij punonjesi te bashkise Tirane, kurre. Sjellja e ketij personi ishte e papranueshme. Seksiste dhe ngacmim i paster, ne emer te gjoja pengimit tone qe te mos intervistonim kryetarin.

Kjo eshte e patolerueshme qe mos te lejojne te besh punen tende. Por une nuk terhiqem dhe do te vijoj te jem zeri i qytetareve. Kam biseduar me avokatin tim dhe po hartohet nje padi ndaj personit i cili pa me njohur pretendon se po me perqafonte, e verteta eshte se ai nuk donte te intervistoja kryetarin e Bashkise. Mesa duket, u frymezua nga fjalimi i Veliaj i cili ne 100 vjetorin e Tiranes Kryeqytet u kerkoi pjesmarresve te perqafoheshin majtas e djathtas…, a thua se po mbytej Titaniku dhe jo te ishim ne nje feste.

Por nje gje ketu po mbytet. Tirana. Pervec permbytjeve nga shiu, po mb ytet si qytet ne llum e korrupsion qe buron nga zyra e kryetarit te bashkise e me rradhe. Ky eshte turp. Puna jone do vijoje dite per dite ne krah te interesit qytetar dhe transparences”.

Baby Boo