E turpshme: Një mitrovicas fshin prapanicën e qenit me flamur të Kosovës


Një gjest i pahijshëm ka ndodhur në një prej fshatrave të Mitrovicës, ku një qytetar nuk hezituar ta përdhos flamurin e shtetit.

Në një fotografi që ka siguruar Reporteri.net, shihet një burrë që me flamur të Kosovës fshin prapanicën e qenit të tij.

Reporteri e di identitetin e personit, mirëpo nuk dëshiron ta publikojë për arsye privatësie. Mirëpo, duhet theksuar se personi nuk është i angazhuar politikisht.

Sidoqoftë, gjesti i tij është konsideruar i turpshëm nga disa qytetarë të cilët e kanë adresuar fotografinë tek gazeta.

Ndryshe, flamuri i Kosovës edhe pas 12 vitesh pavarësi vazhdon të mos pranohet nga disa, e madje të përdhoset. Ka pasur raste kur ai është djegur e shkelur me këmbë.

Baby Boo