E trishtë/ Vdes nga tumori, shoku i ngushtë dhe noterja i marrin pasurinë


Emisioni Stop në Tv Klan ka investiguar rastin e marrjes së pasurisë së një qytetari që ndërroi jetë nga tumori. Bëhet fjalë për Arian Vocin, pas vdekjes të së cilit, shoku i tij Ylli Selaj, në bashkëpunim me noteren Majlinda Lleshi, i marrin makinën e shtëpinë, me pretendimin se i ndjeri kishte borxhe.Arian Voci kërkonte të shiste shtëpinë dhe makinën në mënyrë që të kurohej në Gjermani për sëmundjen e rëndë nga e cila vuante dhe për këtë do ta ndihmonte shoku i tij.

Rasti është denoncuar nga bashkëjetuesja e të ndjerit Arian Voci.

“I jam drejtuar emisionit Stop për një problem më tepër moral se sa financiar, e ndjej si detyrim ndaj bashkëjetuesit tim Arian Vocit, me të cilin kam bashkëjetuar prej vitit 2003 dhe deri në 2021, kur ai ndërroi jetë. U sëmurë nga fundi i muajit Dhjetor nga një sëmundje e rëndë, kancer në pankreas. Ai shpresonte dhe mendonte që mund të kurohej jashtë siç i kishin thënë. Edhe nxorrëm shtëpinë në shitje. Me këtë problem merren dy prej shokëve të tij, Fatmir Mesi dhe Ylli Selaj.

Baby Boo