E trishtë: Kjo është gruaja nga Mitrovica që u th*err 11 herë me thi*kë nga burri, ishte në rrez*ik për jetën


Dje rreth orës 6:00 të mëngjesit, një person rreth 40 vjeç nga Klina e Poshtme e Skënderajt, mësues i artit në Mitrovicë kishte qëlluar me thi*kë gruan e tij derisa ajo ishte duke fjetur.
Gruaja që u the*rr me thi*kë nga burri, është një mësuese 36 vjeçare e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Mitrovicë, me iniciale Q.B. teksa burri i saj që kreu aktin është mësues në qytetin e Mitrovicës dhe kishte pasur probleme me ligjin për dh*unë.

Madje ai ishte edhe i dë*nuar më 12 muaj b*urg për dh*unë pasi ishte lajmëruar në Polici edhe tri herë të tjera.
Ndërkohë gruaja që ka shpëtuar nga 11 pl*agë pasi morri ndihmën e parë në Spitalin e Skënderajt, nga ku u përcoll në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Mirëpo gjendja e rëndë, bëri që ajo të dërgohet në QKUK.

Aty u operua dhe i ka dy duart e vendosura në gips, të cilat pl*agë u shkaktuan një natë më parë nga burri, i cili tani më është arr*estuar!
Ndryshe, Qendra e KMDLNJ në Mitrovicë e ka dën*uar rastin duke e quajtuar “tentim vr*asje” dhe kanë kërkuar nga organet e drejtësisë që dorasin “ta nxjerrin para drejtësisë në mënyrë që t’ia shqiptojnë dën*imin e merituar”.

Baby Boo