E tmerrshme: Në Maqedoni, mbrojtja ka kërkuar ballafaqimin e viktimës me abuzuesin!

Në Maqedoni rastet e mos paraqitjes së pedofilisë kap shifra shqetësuse. Vajzat e reja janë të frikësuara të denoncojnë para prindërve këtë vepër, shpesh nga frika por edhe nga ndjenja e fajsisë. Prindërit të ngurur nga gjykimi publik, i heshtin këto raste, duke ju dhënë mundësi që të marrin edhe shumë viktima tjera.

Baby Boo Tinex

“Në Maqedoni egzistojnë shembuj ku në rastet e abuzim seksual ndaj femijut brenda familjes, mbrojtja ka kerkuar ballafaqim te drejteperdrejtë të femijës me dhunuesin, por ne nuk e kemi lejuar” thotë kryetari i Ambasades së parë në botë për femije Megjashi, Dragi Zmijaci, në një intervistë për Pa Censurë.

Fëmijët kur janë në moshe të vogel, janë më te sinqerte dhe kanë më pak gjasa të genjejnë për atë se cfarë ju ka ndodhur… Andaj pasi që të te jetë denoncuar një rast i tille, duhet te gjithe palët të jenë të kujdesshme dukë përfshirë nga adovkati deri tek gjykatësit për të mos lejuar që fëmiju të përjetojë të njejtën dhimbje perseri…


Në fotografi: Bajram Veliovski i dënuar me 8 vite burg pasi ka përdhunuar vajzën e tij për herë të dytë

Regjistri i i paraqitjes së pedofilëve në Maqedoni ka ngelur i pa përditësuar, ky mekanizëm që pretendohet të jetë minimizues të veprës së tyre dhe identifikues i lehtë për pedofilët, ka humbur funksionon e tij me mos përditësimin.

Pedofilia është veprimtari erotike me fëmijët. Sipas kritereve diagnostike, pedofili duhet të jetë më i vjetër pesë vite se sa viktima. Ndërsa mosha e tyre mund të lëviz nga 16-65 vjeç. Orientimi seksual i këtyre personave mund të jetë hetero dhe homoseksual; dominojnë heteroseksualët. Të dhënat flasin që pedofilët meshkuj homoseksual zgjedhin fëmijët më të rritur, kurse ata heteroseksual, më tepër vajzat 8-12 vjeç.

Restorant Lumare