E tmerrshme: Momenti kur polici qëllon me armë qenin, pas kafshimit të një djali (VIDEO)


Një adoleshent dhe një burrë janë lënduar në sulmin e një kopeje qensh në rrethin Pasco në Flordia, ndërsa një polic i ka ndaluar kafshët e egërsuara duke shtënë në njërin prej qenve, transmeton Gazeta Metro.

Në videon e policisë mund të shihet se si qentë nisen drejt policit, i cili i kërcënon me revole.

“Hej! Ikni!”, bërtet polici dhe në një çast shtie në ta, pastaj dëgjohet të shtënat e armës dhe qentë ikin.
“Njeriut po i del gjak… E qëllova një qen”, njofton polici qendrën.

Incidenti ka ndodhur në afërsi të parkut natyror Crews Lake në Floriuda. Djalin (15) qeni e ka kafshuar deri sa po shkonte në shkollë, ndërsa burri të cilin kopeja e qenve e ka rrëzuar në tokë ka pësuar lëndime serioze në të dy këmbët.

Qeni i plagosur në fund është vënë në gjumë me kerkesën e pronarit. Burri i lënduar ka thënë se qentë u shfaqën nga asgjëkundi.

Baby Boo