E tmerrshme, gostivarasi rrah nënën dhe motrën


Një banor 46-vjeçar nga f.Vrapçisht është privuar nga liria nën dyshimin se ka kryer dhunë familjare ndaj nënës dhe motrës së tij. Sipas SPB Tetovë, S.R. (72) nga fshati i Gostivarit, Vrapçisht, dje ka paraqitur dhunë familjare nga djali i saj R.R. (46) e cila ka ndodhur më datën 7 të këtij muaji.

Sipas saj, ditën rreth orës 15:00 tek ta kishte ardhur vajza e të denoncuarës F.S.(41) për vizitë. Menjëherë kishte filluar verbalisht të grindej. Menjëherë më pas e ka sulmuar fizikisht, duke kërkuar që të largohet nga shtëpia. Atëherë është përfshirë edhe nëna S.R. pas çka R.R. është kthyer nga ajo dhe me grushte disa herë e ka goditur në kokë, duar dhe shpinë, duke i shkaktuar lëndime. Djali i dhunshëm, e ka braktisur shtëpinë, ndërsa dy të sulmuarat S.R. dhe F.S. janë strehuar tek fqinjët e tyre.

Nga SPB Tetovë informojnë se R.R. dje është privuar nga liria dhe është mbajtur në Stacioni policor Gostivar për zbardhjen e plotë të rastit. Për dy ditë ky është rasti i dytë i paraqitjes së dhunës familjare. pardje për shkak të mosmarrëveshjeve familjare, një 32 vjeçar i ka rrahur bashkëshorten dhe babin e tij.

Baby Boo