E tmerrshme/24-vjeçari mbyti me plastmasë nënën e tij/ Babai: Në burg duhet të futet doktori, jo im bir!


Më 3 qershor, në lagjen ‘Partizani’, Përmet, në familjen Muhollari ka pasur një konflikt verbal mes nënës dhe djalit. Konkretisht nëna Zeniat Muhollari dhe djali Albi Muhollari kanë debatuar deri në momentin që i riu, 24-vjeç ka marrë plastmasën dhe ka mbytur për vdekje mamanë e tij 68-vjeçare.

Ata kishin jetuar në Amerikë, ndërsa ishin kthyer vetëm 4 ditë më parë në Përmet për pushime. Ngjarja tronditëse po hetohet më tej, teksa pas krimit, babai i 24-vjeçarit që vrau të ëmën ka fajësuar doktorët dhe jo djalin e tij për vrasjen e gruas së tij, Zeniat.

“Në burg duhet të futet doktori, jo im bir!” Kjo ishte fjalia që thoshte babai i tronditur nga ngjarja. Sipas babait të djalit vrasës, faji është i doktorit që nuk mori masa për 24-vjeçarin që ta vendoste në një institucion të përshtatshëm pasi disa herë i kishin shprehur shqetësimin për agresivitetin e 24-vjeçarit.

Ndërkohë nuk ka të dhëna nëse i riu kurohej për depresionin, teksa autori ndodhet në prangat policisë.

Baby Boo