E thonë studimet, bebet që nuk flenë natën janë më të zgjuara


Nënat shpesh shqetësohen për foshnjat që nuk flenë gjatë natës. Të gjitha dëshirojnë që fëmija të kalojë një natë të qetë dhe të mos qaj, por jo gjithmonë ndodh kështu.
Sidoqoftë, nëse bebja është duke ju zgjuar nga gjumi vazhdimisht me të qara, atëherë kjo mund të jetë shenjë e mirë të paktën sipas shkencëtarëve.

Sipas studimeve nga Universiteti i Bristolit, bebet të cilat nuk flenë tërë natën janë më të mençura sesa ato të cilat flenë deri në mëngjes.
Këtë gjë e ka deklaruar profesori Peter Fleming, i cili në universitet punon në çështjen e shëndetit të bebeve dhe zhvillimit psikologjik.Ai ka sugjeruar se bebet nuk janë të dizajnuara për të fjetur për periudha të gjata.
Ai thotë që nuk është mirë për bebet të flenë në periudha të gjata, dhe nuk ka ndonjë provë se ata përfitojnë nga kjo gjë.

Baby Boo