E the*rrë me thi*kë i riu në një kazino në Tetovë!


Prokuroria e Tetovës kërkon paraburgim shtëpiak për një 19-vjeçar, i cili dyshohet për veprën penale “tentim vr*ashe”, që dënohet sipas nenit 123 paragrafi 1 nga Kodi Penal.

I riu dyshohet se ka pla*gosur me thi*ke disa her një të njohur, pasi i njejti pasi i kishte dhënë dy herë nga 50€, kishte refuzuar ti jep më tepër para.

Më 7 janar, i dyshuari e ka takuar të dëmtuarin në orët e hershme të mëngjesit dhe më pas kanë shkuar në një kazino në fshatin Zhelinë. Në kazino i ka kërkuar të dëmtuarit 50 euro të cilat i ka shpenzuar menjëherë. Më pas kanë shkuar në një kazino në fshatin Zherovjan, ku sërisht ai i ka kërkuar dhe i ka marrë të dëmtuarit 50 euro. Kur është kthyer i nervozuar në veturë, i dyshuari i ka kërkuar viktimës më shumë para, por ai nuk ka pranuar t’ia japë. Në atë moment i dyshuari ka nxjerrë një thikë nga xhepi dhe e ka kërcënuar. Viktima sërish ka refuzuar t’i japë para dhe i ka thënë të dalë nga automjeti, pas së cilës i dyshuari e ka goditur disa herë me thikë në bark dhe në gjoks. I dëmtuari ka zbritur menjëherë nga vetura dhe ka filluar të vrapojë, ndërsa i dyshuari ka vrapuar pas tij me thikë në dorë. Ai ka kapur të dëmtuarin dhe i ka dhënë disa goditje tjera në shpinë dhe në kokë, duke i shkaktuar lëndime të rënda, të rrezikshme për jetën. Viktima është rrëzuar për tokë dhe i ka dhënë të gjitha paratë që kishte me vete – rreth 300 euro, pas së cilës i dyshuari ka ikur” – thonë nga Prokuroria.
Prokurori publik i ka dëzuar gjyqtarit kompetent të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Tetovë propozimin për caktimin e masës arrest shtëpiak dhe masën e konfiskimit të dokumenteve të udhëtimit dhe të tjera për kalimin e kufirit shtetëror për të dyshuarin./Gazetapopulli.net

Baby Boo