E shqeu, e pështyu, e hodhi në plehra flamurin shqiptar, e tha ata që e duan janë tradhtar!


Arnita Zeneli –
“Jurisit Klemendi thotë se çdo akt negativ ndaj kombit apo simbolit të tij, është akt penal dhe antikombëtar, edhe rasti i largimit dhe poshtërimit të flamurit kombëtar është vepër penale, e dënueshme me bu*rgShqiptarët e kanë një flamur. Ai është flamuri kuq e zi me shqiponjën dy krenare në mes. Ndërsa, flamuri shtetëror i Kosovës, buron nga BE-ja dhe i ka gjashtë yje që simbolizojnë “popujt” që jetojnë në Kosovë
Rrallë ka ndodhur, në ndonjë vend, që një figurë publike çohet kundër historisë së atdheut dhe popullit të vet, ia djeg simbolet së paku 600 vjeçare, dhe bën thirrje linçuese dhe poshtëruese, për ata shqiptarë që e respektojnë këtë traditë, të shqiponjës dykrenore nga Skënderbeu e deri më sot.

Një figurë publike, ka kryer një veprim skandaloz, dhe më pas ka bërë një deklaratë publike në Institutin Albanologjik, “të gjithë ata që nderojnë këtë flamurin e Shqipërisë ose që betohen në të, janë të poshtër dhe tradhtar”!!!”

Mohues i shqiptarizmës në Kosovë!
Nuk ka ndodhur këso sjellje, kaq vulgare dhe të papara, që kur para gati 20 vitesh, disa të ashtuquajtur veteran lufte, e dogjën flamurin dardan, të “Dardanisë”, flamurin e sotëm presidencial, që Rugova e kishte bërë për shtetin e Kosovës, ose të paktën për Presidentin!
Sjelljet kaq vulgare të Nexhmedin Spahiut, mbështetës i kosovarizmit, e ka përshkrua në një reagim në fb, Daim Hiseni.

“Në prezencën e punonjësve shkencor brenda Institutit Albanologjik të Kosovës, në syrin e të pranishmëve dhe mediumeve, ka ndodhur gjesti më i shëmtuar i tradhtisë klasike që nuk ka guxuar ta bëjë as vet Milosheviqi. I tërbuari kosovar … Nexhmedin Spahiu i toleruar nga organet e rendit dhe institucionet relevante në Republikën e Kosovës, gjatë një promovimi të librit shqiptar brenda objektit të Institutit Albanologjik në Prishtinë, largon nga shtiza flamurin kombëtar shqiptar, e grisë atë, e pështynë dhe e hedhë në koshin e plehrave”, shkruan Hiseni.
Ai vë në dukje pas gjithë kësaj, Spahiu nuk u ndal me aq, por të gjithë mbështetësit e flamurit shqiptar, i quajti edhe të poshtër dhe tradhtarë të gjithë ata që e nderojnë flamurin e Shqipërisë.

“Të pranishmit “intelektual” heshtin dhe aspak nuk shqetësohen. Nuk përfundon me kaq. Pasi futet në sallë Nexhë dinsëzi vazhdon dhe shton: “Kosova është shtet dhe ka flamurin e vet. Të gjithë ata që nderojnë këtë flamurin e Shqipërisë ose që betohen në të, janë të poshtër dhe tradhtar”!!! (duke aluduar edhe në betimin e komandantit legjendar Adem Jashari dhe gjithë dëshmorëve që kësaj Kosove ia sollën lirinë, të pështjelluar në fundin e jetës së tyre po me këtë flamur kuq e zi. Ky turp nuk ka ndodhur dikur në të kaluarën, kjo gjë ndodhi muajin që lamë prapa”, ka shkruar i revoltuar Hiseni, se si askush nuk i reagoi Spahiut.

Flamuri shqiptar me shqiponjën dykrenore, i takonte principatës së Kastriotëve dhe më pas nga Skënderbeu, u shpall flamur i mbretërisë së Arbërit, dhe ishte flamuri dhe simboli zyrtar (vula) i komunikimit të brendshëm dhe të jashtëm.

Simbolikisht konsiderohet flamuri nga Skënderbeu u ngrit me 28 nëntor 1443 në Krujë, dhe që konsiderohet si Nëntori i parë, ndërsa Nëntori i dytë, ngritja e flamurit në Vlorë me 28 Nëntor 1912 kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë, por jo e Shqipërisë në kufijtë e sotëm, por, në kufijtë etnik, të 1912-ës.

Simboli i shqiponjës dykrenore, sipas studiuesit Jaho Brahaj, është gjetur edhe në mburoja (lufte) ilire, të shekullit VI para Krishtit, dhe në ornamente të ndryshme kulturore. Pra, rreth një mijë vjet më parë se të krijohej Perandoria Romake e Lindjes, e njohur shumë më vonë si Bizanti.
Shqiponja dykrenore është përdorur pashkëputshëm që nga prehistoria tek shqiptarët, në varreza, në gdhendje të ndryshme, dhe veçmas në etnologji.

Por, a janë agjenda të huaja apo antishqiptare djegia e flamurit kombëtar, shqyerja, zhdukja e simboleve shqiptare, ndryshimi i emrit nga shqiptar në shtetas të Kosovës, dhe si duhet të veprojë shoqëria jonë, për “Bota sot”, kanë folur edhe disa njohë të kësaj fushe.

“Të gjithë shqiptarët i kanë quajtur shqiptarë”
Analisti Rexhep Shahu, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se të gjithë shqiptarët i kanë njohur si shqiptarë, madje ai përmend edhe Klintonin, i cili gjatë kohës së luftës ka thënë t’i shpëtojmë shqiptarët, gjithashtu të njëjtën edhe thoshte edhe Solana dhe Gligorovi madje, pra bota sipas Shahut shqiptarët i njeh si shqiptarë.


Rexhep Shahu
“Gjithë bota i ka njohur për shqiptarë shqiptarët e Kosovës, edhe kur janë caktuar kufijtë në 1913, kanë thënë se shqiptarët mbetën jashtë Shqipërisë. Turqia na ka quajtur arnautë, të tjerët shqiptarë. Kur u bë lufta për Kosovën presidenti amerikan Klintoni thoshte të shpëtojmë dy milionë shqiptarë, Solana po ashtu, Gligorovi thoshte po dynden shqiptarët, Haveli na quante shqiptare. Bota shqiptarët i njeh si shqiptarë, e shqiptarë janë gjithë që e kanë shqipen gjuhë nene, që qajnë e këndojnë shqip, që shajnë e mallkojnë shqip. Serbia që kërkon Kosovën, i dënonte shqiptarët në 1999 e u thoshte shkoni te atdheu mëmë, por Kosova është mëmë e babë siç është Shqipëria edhe pse argatë ndryshëm nuk e pranojnë për biznes”, tha ai.

Ai shtoi se kombi i qytetarëve të Kosovës nuk mund të shpiket, madje komb të tillë mund të ketë edhe në letrat e biznesit të projekteve që i sponsorizojnë Serbia apo Turqia.

“Historinë e krijimit të kombeve nuk e bëjnë lloj-lloj shkruesi gazetari apo poeti a politikani. Shqiptarët kanë kombin shqiptar, flamurin shqiptar, të tjerët, serbë, magjupë, turq, e çfarë mund të shpiken a të mbijnë, le të shpikin çfarë të duan, por komb kosovar nuk shpikin dot, shqipja i grin, i bluan. Ka e do të ketë shtet kosovar, flamur shtetëror kosovar, por komb kosovar mund të ketë në letrat e biznesit të ndonjë projekti që sponsorizon Serbia a Turqia a Rusia. Nganjëherë anonime me xixa për tu duk në publik, për të tërheqë vëmendje bëjnë gjeste karagjozësh. Nuk rritet druri i kombit kosovar le ta mbjellë kush të dojë. Dhe shoqëria nuk duhet tu japë vëmendje lloj-lloj individi që kërkon të shënohet për diçka dhe si ai budalla bërtet në pazar për t’ju mburr gruas në shtëpi, duke i thanë e përzjeva pazarin”, shtoi Shahu.

“Vepër penale çdo akt negativë ndaj kombit”
Ndërsa, juristi Muhamet Kelmendi, ka deklaruar se duhet të merren masa penale ndaj veprimeve që janë kundër kombit.
Ai shtoi se edhe pse ne e kemi flamurin nga UE, ne e pranuam atë, por prapë nuk e zëvendëson flamurin kombëtar.


Muhamet Kelmendi
“Kombi shqiptar është një dhe i pa ndarë, veprimet kundër kombit janë akte tradhtie dhe shteti duhet të merrë masa penale kundër çdo kujt që e shkelë, e përdhosë apo vepron në mënyrë armiqësore kundër kombit dhe simbolit të tij, flamurit kombëtar. Shqiptarët e kanë një flamur. Ai është flamuri kuq e zi me shqiponjën dy krenare në mes. Ndërsa, flamuri shtetëror i Kosovës, buron nga BE-ja dhe i ka gjashtë yje që simbolizojnë “popujt” që jetojnë në Kosovë. Edhe pse është injorim i kombit shqiptar shumicë në Kosovë në krahasim me pakicat tjera, shqiptarët e pranuan në heshtje si flamur të shtetit të Kosovës. Ai nuk e zëvendëson kurrsesi flamurin kombëtar, që ka jetë shekullore dhe që e ka udhëhequr kombin në jetën e vetë. Mohimi i kësaj çështjeje është akt personal”, tha ai.

Tutje u shpreh se çdo akt negativ ndaj kombit apo simbolit të tij, është akt penal dhe antikombëtar, andaj edhe rasti i largimit të flamurit kombëtar është vepër penale, madje edhe e dënueshme me bu*rg.

“Mirëpo, nëpërmjet mosrespektimit të flamurit kombëtar, që natyrisht nuk është njerëzore dhe morale, kalimi nga urrejtja në veprim urrejtës të përdhosjes së kombit dhe të simbolit të tij, është e ndaluar. Akti i përdhosjes, hedhjes në mbeturina dhe i pështyrjes etj., është akt penal dhe antikombëtar. Ai është akt i dënueshëm dhe shteti kërkohet të hap procedurë penale. Nëse konstatohet e dhëna e Daim Hysenit se ‘Nexhmedin Spahiu, gjatë promovimit të librit të vetë, e ka larguar flamurin kombëtar shqiptar, e ka grisur atë, e ka pështyrë dhe e ka hedhur në shportën e plehrave,” është vepër penale e urrejtjes nacionale dhe e dënueshme me vite bu*rg. Lidhur me këtë hapen hetimet dhe konstatohet gjendja reale me prova dhe me dëshmi”, shtoi Kelmendi.

Më tej ka potencuar se Spahiu publikisht është deklaruar se nuk është shqiptar, andaj këtu edhe është burimi i urrejtjes. Por, sipas tij, veprimi me flamur e bënë këtë veprim vepër penale dhe të dënueshme.

“I njëjti arrestohet dhe dërgohet në gjyq për vepër penale nga Kodi Penal i Kosovës. Natyrisht se organet kompetente kanë të dhëna për Nexhmedin Spahiun, si dhe shumë Spahi të tjerë. Ky është deklaruar publikisht se është kosovar dhe jo shqiptar. Këtu është burimi i urrejtjes dhe i veprimit kriminal të Spahiut ndaj flamurit kombëtar shqiptar. Urrejtja nuk është vepër penale gjithë kohën sa nuk vepron kundër kombit. Çdo kush deklaron me qejfe kombin e vetë. Mirëpo, veprimi, si me flamur nga Spahiu, e bënë vepër penale të dënueshme. Kosova është një territor gjeografik, sikurse Malësia e Madhe, Çamëria, Ilirida, Labëria etj”, tha ai.

Kelmendi theksoi tutje se kombi i ka virtytet e veta, me ç’rast elementet e saj i ka kombi shqiptar, gjë që nuk i ka asnjë pjesë e këtij kombi në vendet e tjera, sipas tij, ai që e mohon këtë meriton injorim shoqëror të kombit.

“Por, nuk ka komb as kosovar as lab, as çanë, e as të tjerë. Të gjithë janë shqiptar. Kombi i ka virtytet e veta. Territori nuk ka virtyte dhe është koncept gjeografik i një vendi. Virtytet e kombit janë: 1. Gjuha, 2. Kultura dhe formimi psikiko-kulturor. 3. E kaluara historike. 4.Territori dhe 5. Lidhjet historike, kulturore e ekonomike. Këto elemente i ka kombi shqiptar. Nuk i ka asnjë pjesë e kombit tonë që jeton i ndarë nëpër vende të ndryshme të kombit shqiptar të pushtuar dhe të ndarë padrejtësisht. Çdo kush që mohon këtë çështje e meriton injorimin njerëzore dhe shoqëror të “kombit. Ndërsa, nëse vepron edhe dënimin penal”, përfundoi Kelmendi.Bota Sot

Baby Boo