E shkuara e të riut që vrau policin, kreu marrëdhënie me të dashurën në sy të shokëve e i dha hashash


Detaje të reja kanë dalë nga e shkuara e errët e 21-vjeçarit Aldi Rama, i cili vrau sot me armë zjarri në krye të detyrës policin Saimir Hoxha. Burime për Abcnews.al, bëjnë me dije se Aldi Rama ishte tip agresiv dhe në vitin 2018 kishte ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij madje e kishte detyruar që të pinte hashash. Lidhur me këtë ngjarje ka edhe një dosje në Gjykatën e Lezhës.

Në vendimin e Gjykatës së Lezhës thuhet më tej se Aldi Rama i kishte marrë telefonin të dashurës së tij ku pas një takimi që kishin lënë i kishte marrë dhe 50 euro. Ai jo vetëm që nuk i ktheu telefonin por edhe i mori paratë asaj dhe madje e dhunoi.

Në një episod tjetër thuhet se Aldi Rama e mori me forcë në një taksi të dashurën e tij ku së bashku me dy shokë shkuan në një banesë të braktisur në Balldren të Lezhës ku kanë kryer marrëdhënie seksuale në prani të shokëve të tij. Më pas ai e ka qëlluar me grushte e shuplaka derisa shokët e tij ndërhynë për t’i ndarë.

“Ajo ka shkuar dhe e ka takuar të pandehurin në një parking i ka dhënë 50 euro por Aldi Rama nuk i a ka kthyer telefonin. Rama e ka gjuajtur me shpulla ka marrë një taksi dhe taksisti dhe dy shokët e tij kanë shkuar në një banesë të banuar në Lezhë ku në një dhomë kanë kryer marrëdhënie seksuale me dëshirë. Kanë pirë hashash dhe i pandehuri e ka qëlluar më grushte dhe shpulla derisa kanë ndërhyrë shokët e tij më tej e dëmtuara ka deklaruar se e ka nxitur dhe detyruar që të konsumoj hashash dhe e ka kërcënuar se do i publikonte fotot e saj që ndodheshin në telefon në rrjetet sociale”,-thuhet në dokumentin e gjykatës për ngjarjen e ndodhur më 28 korrik të vitit 2018.

Baby Boo