E RREH I DASHURI I NËNËS, 17 VJEÇARJA E DENONCON NË POLICI


Një adoleshente është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht në Durrës nga i dashuri i nënës së saj.

Për këtë arsye adoleshentja i është drejtuar policisë për të denoncuar.

“Më datë 19. 08. 2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen me iniciale A. S., vjeçe 17, banuese në Durrës, pasi bashkëjetuesi i mamasë, shtetasi E. R., vjeç 36, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, njofton policia.

Baby Boo