E RRALLË! NDËRTOHET NË 3D PORTRETI I JUL ÇEZARIT


Rindërtohet në 3D portreti i Jul Çezarit. Kanë qenë dy kërkues holandezë ata të cilët morën përsipër të ndërtojnë portertin e diktatorit më të famshëm romak.

Siç shkruan profesori Ethem Ruka studiuesit janë mbështetur në skulpturat dhe figurat e monedhave të kohës.

“Dy kerkues holandeze rindertuan ne 3D koken e diktatorit me te famshem romak, Jul Cezarit. Ata u mbeshteten ne skulpturat dhe figurat e monedhave te kohes.

Koka e tij ka nje forme te vecante, ndoshta per shkak te nje lindje te veshtire ose si pasoje e nje keqformimi te lindur.

Balli i gjere, syte afer njeri-tjetrit, e bejne portretin e tij jo shume terheqes.

Ndjekësit e tij kishin parë tek Cezari, mbrojtësin e te drejtave të njeriut, kundrejt një oligarkie. Armiqtë e tij e kishin parë Cezarin, si një demagog ambicioz, i cili e fitoi me force rrugën e tij drejt fuqisë diktatoriale dhe shkatërroi republikën. Ai ishte i shkëlqyer në luftë, oratori dhe si drejtues shteti”, shkruan Ruka.

Baby Boo