E RRALLË/ 3 NGA TË BURGOSURIT QË ‘RRAHËN’ NË FUTBOLL FLAMURTARIN, PJESË E EKIPEVE PROFESIONISTE (EMRAT)


Një ndeshje e pazakontë është luajtur ditën e djeshme në orën 18:00 në Stadiumin e Vlorës nën masa të rrepta sigurie.

Të burgosurit e Fierit janë ndeshur me ekipin e Flamurtarit dhe kanë mundur të fitojnë me rezultatin 2 me 1.

Sakaq, newsbomb.al zbulon detaje intertesante nga kjo ndeshje. Tre prej të dënuarve, dikur kanë qenë pjesë e ekipeve të futbollit, pra profesionistë.

Orges Delaj, Fjorentino Baxho dhe Taulant Gjini, kan qene pjesë e të denuarve që luajtën me Flamurtarin dje, më parë kanë luajtur me ekipe futbollesh. Ndoshta kjo është dhe arsyeja që ata ia dolën të mundnin një ekip si Flamurtari.

I njëjti ekip të burgosurish një muaj më parë u ndesh me Peqinin dhe e mundi me rezultatin 8 me 2.

Djemtë e burgosur, në ndeshjen e djeshme kanë mbajtur një minutë heshtje. Kjo për shkak se një javë më parë në burgun e Fierit vdiq një prej shokëve të tyre të skuadrës si pasojë e infarktit. Fitoren e djeshme ia dedikuan pikërisht atij, Mariglen Likës.

Baby Boo