E rrahën hendbollistin e Butelit, lufton për jetën në klinikat e Shkupit!


Në orët e vona të mbrëmjes së sotme disa nga mediat sportive në vend kanë raportuar se hendbollisti i Butelit është rrahur, pas çka ka marrë plagë të rënda ndërsa ndodhet në rrezik për jetën.

Portali i specializuar i hendbollit “24 Handball” ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur sot, ndërsa hendbollisti është pranuar me fraktura dhe lëndime të rënda në klinikat Shkupit.

Sipas informacioneve fillestare jozyrtare, bëhet fjalë për një 27-vjeçar, shtetas kroat.

Baby Boo