E rëndë: Vdes 18-vjeçari në vendin e punës në Ferizaj


Një 18-vjeçar ka humbur jetën sot në vendin e punës në fshatin fshatin Nikadim të Ferizajt.

Sipas mjekëve kujdestar dyshohet për vdekje natyrore.

Rastin për Paparacin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Sot, rreth orës15:30 nga Qendra Emergjente në Ferizaj jemi njoftuar se një person, mashkull i moshës rreth 18 vjeçar është sjellur pa shenja jete.

Ekipe të policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë mësuar se viktima dyshohet se kishte ndërruar jetë në vendin e punës në njê fabrikê në fshatin Nikadim të Ferizajt.

Sipas mjekëve kujdestar dyshohet për vdekje natyrore.

Në lidhje me këtë është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt”, tha Veseli./Paparaci

Baby Boo