E rëndë: Po ngjitej në mal me shokët, vd*es 18-vjeçari shqiptar në Itali


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në malin Marmagna midis Pontremolit dhe Filatierës në Itali. Mësohet se Marinel Senka një djalë 18-vjeçar me origjinë shqiptare por një banor prej kohësh në Pontremoli ku ai punonte ka vd*ekur teksa ngjitej në mal. Mëngjesin e djeshëm i riu së bashku me disa miq u larguan nga Pontremoli për të ngjitur malin Marmagna.

Me sa duket qëllimi ishte të ngjiteshin në livadhet Logarghena megjithëse disa thonë se ata kaluan përmes Bosco del Corniglio në Emilia. Por prezenca e madhe e dëborës dhe pjerrtësia e lartë e kanë vështirësuar edhe më shumë udhëtimin e të rinjve. Dy miqtë e shqiptarit njoftuan grupet e shpëtimit pasi kishin humbur kontaktet me 18-vjeçarin Senka i cili u gjet i pajetë pasi kishte rënë nga lartësia e grykës.

Mediat italiane raportojnë se Marinel Senka dhe dy miqtë e tij kanë punuar në një kompani ndërtimi që kishte funksionuar për ca kohë në Lunigiana. Është ende e pamundur të thuhet nëse ata ishin të pajisur apo jo për të ngjitur një majë të malit në dimër.

Baby Boo