E rëndë në Tiranë/ Vetëvritet me automatik 29-vjeçari


Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme, në fshatin Gracen të Tiranës.

Dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri automatik një person.

Viktima është identifikuar nga policia si 29-vjeçari me iniciale B. B.

Nga informacionet paraprake, ende nuk bëhen me dije shkaqet që kanë dërguar të riun drejt këtij akti ekstrem.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Baby Boo