E rëndë në SHBA/ Shqiptari vret gruan dhe më pas veten (EMRAT)


Një ngjarje e rëndë raportohet nga mediat amerikane. Një krim i dyfishtë ka ndodhur në Huntertown të Indiana të SHBA, ku 49-vjeçari shqiptar, Arben Gllafce dhe bashkëshortja e tij 48-vjeçar Arjana janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre.

Sipas hetuesve 49-vjeçari ka vrarë gruan e tij me armë dhe më pas është vetëvrarë. Policia mori një telefonatë nga një dëshmitar dhe kur shkoi në vendngjarje gjeti dy trupat e pajetë të çiftit.

Çifti i shqiptarëve kishin dy djem, nga të cilët njëri 24 vjeç dhe një tjetër në moshë minorene autik. Të afërmit e Arjanës në SHBA bëjnë apel për ndihmë në rrjetet sociale për të ndihmuar fëmijët. Janë të paqarta rrethanat dhe motivet e krimit.

Baby Boo