E rëndë në Kavajë! 52-vjeçari godet me sëpatë në kokë të riun në mes të lokalit


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë, ku një 52-vjeçar ka tentuar të vrasë një 33-vjeçar në ambientet një lokali për motive të dobëta.

Ngjarja ka ndodhur në lokalin në pronësi të Elton Dedej, ku 52-vjeçari Artur Petja, ka goditur me sëpatë 33-vjeçarin I.GJ., banues në Kavajë.
33-vjeçari, pas mjekimit në spitalin e Durrësit, është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij.

Autori ra në pranga për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë. Në pranga ra edhe pronari, pasi ka përkrahur 52-vjeçarin, duke prishur vendin e ngjarjes dhe duke dhënë deklaratë të rreme. Kur është marrë në pyetje, ai ka deklaruar se i plagosuri ishte rrëzuar nga shkallët. Ai akuzohet edhe për aktivitetin e lojërave të fatit.
Po ashtu ka nisur hetimi edhe për një klient në atë lokal, A.D., 31 vjeç, pasi në celularin e tij gjetur të hapura faqe që shërbejnë për lojëra fati. Mjeti prerës (sëpatë), celulari i pronarit të dhe i shtetasit A. D. janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Baby Boo