E rëndë në Durrës, 25-vjeçari plagos me thikë prindërit


Një 25-vjeçar në Durrës ka plagosur me thikë dy prindërit e tij në orët e mesditës. Informacionet paraprake bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në një lagje në hyrje të qytetit në familjen Neziri.

Hajri Neziri mësohet se pas një debati me prindërit ka qëlluar ndaj tyre me thikë. Çifti i bashkëshortëve po transportohen me urgjencë ndërkohë që janë në gjendje kritike për jetën.

Vetëm pak javë më parë në tjetër i ri qëlloi mbi prindërit me armë zjarri në Peshkopi. Qemal Sela, 26 vjeç sapo ishte kthyer nga Anglia.

NJOFTIMI I POLICISE

Durrës

Informacion paraprak

Më datë 20.06.2018, rreth orës 14 : 45, në lagjen Nr.17/1 shtetasi H.N. 25 vjeç ka goditur me thikë prindërit e tij, shtetasit D.N. 75 vjeç dhe A.N. 64 vjeçe, të cilët ndodhen në Reanimacion në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

Baby Boo