E rëndë: Brenda tri ditësh vdi*qën nga COVID-19 dy vëllezër kosovarë


Deputeti i PDK-së, Gazmend Bytyçi, njofton se brenda tri ditësh si pasojë e koronavirusit kanë vdekur dy vëllezër. Adnan Bucaliu ka vdekur vetëm tri ditë pasi që i vdiq edhe vëllai Agroni.

Postimi i tij i plotë:
Lajm i rëndë
Mbrëmë mora lajmin e kobshëm, se vdiq Adnan Bucaliu, tri ditë pasi i vdiq edhe vëllai, Agroni. Adnani ishte shok e njeri i mirë, me zemër të madhe e të bardhë.

Gjithmonë ishte i veçantë, jo vetëm për familjen, por edhe për mua e shoqërinë tonë, përgjithësisht. Me zemër të thyer u shpreh ngushëllime familjes Buacliu dhe gjithë shoqërisë sonë të përbashkët. Adnani e Agroni paçin qetësi në botën e përtejshme e të përjetshme, familjes ngushëllime nga thellësi e shpirtit.

Baby Boo