E reja hipën në katin e 6 të një lokali dhe hidhet nga ballkoni


Korçë- Një ngjarje e rëndë është shënuar në lagjen nr.3 në qytetin e Korçës, ku një 30-vjeçare dyshohet se është hedhur nga kati i gjashtë i një ndërtese.

Sipas policisë 30-vjeçarja është në spitalin e Korçës ku ndodhet nënë kujdesin e mjekëve.

E reja pasi ka hyrë në ambientet e një lokali ka dalë në ballkonin e tij në katin e gjashtë dhe më pas është hedhur ku si pasojë ka rënë në katin e dytë të ndërtesës duke marrë plagë të shumta.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë si dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Baby Boo