E përgëzoj Maqedoninë për rezistencën ndaj ndikimit të dëmshëm rus


Dua të duartrokas Maqedoninë për rezistecen ndaj ndikimit të dëmshëm të Rusisë në Ballkan dhe unë e përgëzoj udhëheqjen tuaj me të cilën ju jeni një shembull në rajon, tha Sekretari i Mbrojtjes i SH.B.A.-së James Mattis në Pentagon me ministren e Mbrojtjes të R.M Radmilla Sheqerinska
Fjalimi i shkurtër u publikua në një video në llogarinë zyrtare të Twitter të Departamentit amerikan të Mbrojtjes.

Siç është raportuar në njoftimin, Matiss e mirëpriti Shekerinskën në Pentagon me një kordon nderi dhe vlerësoi mbështetjen që Maqedonia i ofron misioneve të NATO-s.
Më lejoni t’ju siguroj se Maqedonia është e gatshme të bëhet anëtare e së NATO-s. – theksoi Shekerinska

Ministrija Shekerinska sot edhe e përfundon vizitën zyrtare në takimin e SHBA me William Berkley drejtorin e Çështjeve Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë ku paraprakisht u takua edhe me sekretarin për Çështjet Politike dhe Ushtarake në Departamentin e Shtetit Tina Kaidano

Baby Boo