E para që doli kundër ardhjes së Goran Bregovic, Facebook i bën gjëmën Vesa Lumës


Ka disa ditë që ardhja e përfolur e Goran Bregovicit në Shqipëri është kthyer në një ndër temat më të diskutuara në vend. Ai pritet të performojë në të ashtuquajturën Festa e Birrës në Korçë dhe pavarësisht reagimeve të shumta publike, organizatorët nuk janë zmbrapsur duke theksuar se e vlerësojnë Bregovicin si artist dhe se e kanë për nder ta kenë në festival.

Ndër këngëtaret e para që kishte reaguar në lidhje me këtë ngjarje ishte këngëtarja e njohur nga Kosova, Vesa Luma, e cila njëherësh është nuse në Shqipëri.
“Duket se dikush ka raportuar faqen tuaj në lidhje me imitimin dhe pretendimin se jeni një individ ose biznes, për të parandaluar këtë ne duhet të verifikojmë identitetin tuaj, Ju lutemi ndiqni linkun e mëposhtëm”, është mesazhi që Facebook i ka dërguar Vesës, duke i kërkuar verifikim për shkak të raportimeve që statusi i saj ka marrë.

Baby Boo