E paqartë se a do të realizohet biseda telefonike Zaev – Cipras


Mbetet e paqartë se a dhe kur do të realizohet biseda telefonike ndërmjet kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe atij të Greqisë, Aleksis Cipras, që u paralajmërua për këto ditë, njofton Portalb.mk.

“Duket se po largohet, për ditët e ardhshme, zgjidhja e problemit me emrin”, ka thënë një përfaqësues i Qeverisë së Greqisë, raporton ANA-MPA.

Ai gjithashtu ka thënë se largohet edhe mundësia për realizimin e bisedës telefonike Zaev – Cipras.

Edhe kryeministri Zaev ka vërtetuar se nuk është realizuar biseda telefonik, dhe nuk ka komentuar propozimin se si zgjidhje e emrit është “Severna Makedonija”.

“Në rrjedhë janë bisedimet të grupeve punuese rreth disa detajeve”, tha Zaev në ngjarjen ku u bë nisja e punimeve në rrugës Radovish – Shtip.

Zhvillimet e fundit në lidhje me emrin në Maqedoni vazhdimisht kanë qenë cak i spekulimeve mediale nga ku kanë dalë edhe propozime për emrin e Maqedonisë. Në këto media qarkullojnë propozimet: “Republika Severna Makedonija” (Republika e Maqedonisë Veriore), “Republika Nova Makedonija”(Republika e Maqedonisë së Re), “Republika Gorna Makedonija”(Republika e Maqedonisë së Epërme), “Republika Vardarska Makedonija” (Republika e Maqedonisë së Vardarit) dhe “Republika Makedonija (Skopje)”(Republika e Maqedonisë (Shkupi)).

Baby Boo