E papritur, mbretëresha Elizabeth heq dorë nga pija e preferuar

LONDON, ENGLAND - JULY 11: Queen Elizabeth II attends a reception for winners of The Queen's Awards for Enterprise, at Buckingham Palace on July 11, 2017 in London, England. (Photo by Yui Mok - WPA Pool/Getty Images)

Nga disa është konsideruar si “sekreti” i jetëgjatësisë së monarkes, por tani, Mbretëreshës Elizabeth i është hequr pija e mbrëmjes. Burime të sigurta kanë përhapur lajmin se 95-vjeçares i ndalohet nga mjekët konsumi i një gote Martini Dry, që e merrte pas çajit të orës 17:00. Këtë e bën të ditur “Daily Mail”, referuar burimeve të afërta me familjen mbretërore. Një këshillë mjekësore që vjen para festimeve të Jubileut të Platinit, të planifikuara për në Qershorin e ardhshëm, por edhe pas fotove ku Mbretëresha shfaqej me shkop.

Ndonëse prej kohësh, gazetat shkruajnë për “dietën alkoolike” të Mbretëreshës, të përbërë nga 4 pije në ditë mesatarisht, një mike e familjes thotë se “nuk do të ishte ndonjë problem i madh, pasi nuk është se shquhet si person i dhënë pas pijeve”. Por, në këtë moshë tingëllon e padrejtë që i duhet të heqë dorë nga një prej kënaqësive të vogla.

Të njëjtat burime thonë se krahas pijes së mbrëmjes, mjekët i kanë thënë “stop” Mbretëreshës edhe për verën e shampanjën. Jo më larg se një vit më parë, pallati mbretëror, hodhi në treg xhinin me markën “Windsor”. Për më shumë, pasioni për ndonjë gotë ndahet në të gjithë familjen. Nëna Mbretëreshë, mamaja e Elizabeth, e cila ndërroi jetë në moshën 101-vjeçe, nuk hiqte dorë nga një gotë Martini që e konsumonte çdo pasdite.

Baby Boo