E papritur! Mbërrin Zarf i zi në BBV


Në shtëpinë e Big Brother ka mbërritur një zarf i zi. Ka qenë Shpati ai që është njoftuar nga Vëllai i madh për ta marrë dhe ai ka lajmëruar banorët që të mos e prekin pasi do të hapet një moment të dytë.

Sigurisht që përmbajtja e zarfit të zi është gjithmonë e keqe dhe banorët kanë filluar të mendojnë se për çfarë mund të behët fjalë. Shumica thonë se ka lidhje me Luizin dhe situatën që ndodhi dje me Kiarën, e cila u ndie keq edhe sot sapo pa ngjyrën e zarfit. Le të presim dhe të shohim kush do të ndëshkohet dhe si.

Baby Boo