‘E pamundur ta ndalojmë furnizimin me gazin rus’: “Gjermania ‘e varur’ nga Putin”


Ministri gjerman i Financave Christian Lindner tha se për momentin është i pamundur ndalimi i furnizimeve me gaz rus, njëkohësisht ai tha se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë sanksionet mëtejshme ndaj Rusisë.
Lindner, tha se për momentin është e pamundur të shkurtohen furnizimet me gaz rus, por por për të arritur një embargo “na duhet kohë, në këtë moment duhet të bëjmë dallimin midis naftës, qymyrit dhe gazit”.

“Ne duam të bëhemi të pavarur nga importet e energjisë nga Rusia sa më shpejt të jetë e mundur dhe Gjermania do të mbështesë sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë, por për momentin nuk është e mundur të shkurtohen furnizimet me gaz, ne duhet të bëjmë më shumë presion mbi Putinin, të izolojmë Rusinë dhe të ndërpresim të gjitha marrëdhëniet ekonomike”, por për të arritur një embargo “na duhet kohë, në këtë moment duhet të bëjmë dallimin midis naftës, qymyrit dhe gazit”, tha Lindner.

Baby Boo