E pabesueshme, Piqué në shtrat me avokaten e divorcit nga Shakira: “E ka tradhëtuar tashmë Clara Chia Martì”

Ndërsa kënga e shkruar qartë kundër tij nga ish-e dashura Shakira vazhdon të bëjë bujë, Gerard Piqué është kthyer në qendër të thashethemeve. Ish-mbrojtësi i Barcelonës flitet se e ka tradhtuar edhe të dashurën e tij të re Clara Chia Martì. E jo me një grua të rastësishme, por me avokaten e divorcit që mbikëqyri ndarjen e katalanasit nga këngëtarja kolumbiane. Lajmi i bujshëm u zbulua nga një fotograf spanjoll dhe brenda pak orësh bëri xhiron e botës.

Nuk ka paqe në jetën dashurore të Gerard Pique, edhe pse duhet pranuar se faji është vetëm i tij. Pas ndarjes së furishme nga ylli i muzikës Shakira, mbrojtësi ka përfunduar në të gjitha revistat spanjolle të gossip. Në Spanjë janë të sigurtë se ai e ka tradhtuar të dashurën e re Clara Chia Martì. Zbulimi nisi nga fotografi spanjoll Jordi Martin, i cili në rrjetet sociale publikoi profilin në Instagram të saj që do të ishte e dashura e ish-lojtarit, duke e etiketuar: “E njeh Gerard? Mos u çudit nëse Shakira hedh mbi ty gjithë mllefin e botës”, ka shkruar ai në postim.

KUSH ËSHTË VAJZA?

Siç u përmend, gruaja në fjalë është një nga avokatet që punoi drejtpërdrejt për divorcin mes ish-lojtarit dhe Shakirës. Ajo quhet Julia Puig Galì, është 25 vjeçe dhe është kushërira e Riqui Puig, ish-shokut të skuadrës së Pique te Barcelona. Sipas disa burimeve anonime që folën për revistën gossip Socialitè, katalanasi dhe avokatja shpesh shkonin duke kërcyer së bashku. Kohën më të madhe e kalonin në dhomën private: “Të gjithë e dimë se çfarë ndodhi atje”, thanë ata. Sipas versioneve të tjera, Gerard e ka njohur vajzën para tre vjetësh.

Baby Boo