E pabesueshme/ E la tek prindërit e saj kur ishte 8 muajshe, Esmeralda takon vajzën pas 10 vitesh


Një histori e pabesueshme është transmetuar sot në rubrikën ‘Ka një mesazh për ty’, ajo e Esmeraldës.

Ajo u martua në moshë të vogël, dhe u bë nënë kur ishte vetëm 18 vjec.

Esmeralda ka treguar se la tek prindërit, vajzën e saj Samantën qëkur ishte 8 muajshe, dhe sot pas 10 vitesh është takuar për herë të parë me të.

Deri më tani komunikimi i tyre ka qenë vetëm me anë të telefonit dhe internetit.

Tashmë Esmeralda është nënë e 5 fëmijëve, katër prej të cilëve jetojnë me të në Angli. Esmeralda tregon se sapo janë bërë me dokumente menjëherë janë nisur për në Shqipëri, pasi ajo nuk mund të qëndronte më gjatë pa takuar vajzën e saj.

Baby Boo