E pabesueshme! Beckham mban gati 1500 diamante në këpucët e tij të futbollit!


Lojtari i Los Angeles Rams, Odell Beckham Jr. luajti Super Bowl-in e tij të parë dhe tërhoqi vëmendjen e krejt botës me ato që ekspozoi në nxehje, para finales. Ai donte disa këpucë speciale sporti për “Super Bowl LVI” e disa ditëve më parë. Më në fund i kishte ato për nxehje. Në këmbë kishte veshur këpucët më të shtrenjta në histori.

Sipas ‘TMZ’, ky yll i Los Angeles Rams u bashkua me Dominic Ciambrone, i njohur gjithashtu si “kirurgu i këpucëve” në Los Angeles, dhe Jason nga Beverly Hills për të krijuar këpucët e sportit më të shtrenjta në histori, të cilat Beckham i ka veshur në një takim kaq të veçantë.

Por kujdes, Beckahm i ka veshur këto këpucë vetëm për nxehje. Ai nuk mund ta luante ndeshjen me këto këpucë, diçka që kuptohet kur njihen disa nga elementët që i përbëjnë ato.

Bëhet fjalë për këpucë që në logon e “Nike” kanë ar të verdhë dhe mbi të janë montuar gjithsej 1494 diamante të rrumbullakëta të bardha. Në total, çmimi i këtij xhevahiri është 200.000 dollarë, pra rreth 176.000 euro.

Baby Boo