E njihni “Përputhen” por jo Ledionin!


Adriatik Llapaj
Ky është Ledion Mita. Shoqëria nuk e njeh. Nuk e njeh se modeli që merr zë në Shqipëri është modeli i tallavasë dhe antivlerave thuajse në çdo fushë të jetës. Ky djali mu në palcë të dimrit u hodh me rroba në lumin Gjanicë pa e menduar dy herë dhe shpëtoi 2 fëmijë të mitur që po mbyteshin.

U futa bëra një kërkim dhe rezultoi se janë qindra mijëra shqiptar që angazhohen me shikime, komente dhe debate për një farë emisioni me emrin “përputhen”, por jo për sakrificën e Ledion-it. I kushtojmë vëmendje tallavasë së ca njerëzve që asnjë gjë si japin shoqërisë dhe lëmë në harresë vlerat.

Për këtë faji nuk gjendet te Parlamenti. Gjendet mes nesh.
Faleminderit Ledion djali për mirësinë tënde!

Baby Boo