E ndëshkuan se foli për koronavirusin i pari, Kina kërkon falje për mënyrën sesi trajtoi mjekun hero


Policia e Wuhan-it në Kinë ka kërkuar falje për mënyrën sesi u trajtua mejeku Li Wenliang, i cilësuar tashmë si hero. Mjeku Wenliang ishte ndër të pakët mjekë që zbuluan se një virus i ri po infektonte njerëzit në masë dhe u ndëshkua sepse foli përpara se çështja të bëhej zyrtare.

Doktori 34-vjeçar u akuzua nga autoritetet se “po përhapte informacione të rreme në internet dhe më pas ndërroi edhe vetë jetë si pasojë e Covid-19. Tashmë, Byroja e Sigurisë Publike të qytetit ka ka lëshuar një deklaratë me anë të së cilës sqaron se ka pasur ” zbatim të gabuar të ligjit dhe procedura të parregullta”, transmeton abcnews.al

Ndjesa publike vjen pas përfundimeve të Komisionit Kombëtar të Mbikëqyrjes se “veprimi policor ndaj mjekut ishte i papërshtatshëm”.

Që në dhjetor të vitit 2019, Li Wenliang kishte vërejtur shtatë raste të një virusi që i kujtonte Sars-in në spitalin ku ai punonte. Ai ishte përpjekur, por pa sukses, të paralajmëronte kolegët e tij, e të ngrinte alarmin por autoritetet lokale e ndaluan.

Më pas, Li Wenliang e tregoi historinë e tij në mediat sociale ndërsa publikonte foto nga shtrati i spitalit ku ndodhej i intubuar për shkak të koronavirusit. Gjithsesi, për të nuk ka më se çfarë të bëhet pasi e humbi betejën me koronavirusin.

Baby Boo