E mposhti koronavirusin më herët, kryeministri britanik izolohet për herë të dytë


Kryeministri Boris Johnson po izolohet pasi kishte kontakt me dikë që ka rezultuar pozitiv për Covid-19.

Një zëdhënës i Kryeministrit tha: “Kryeministri është njoftuar sot nga NHS se atij i kërkohet të izolohet si një kontakt i dikujt që ka rezultuar pozitiv për Covid-19.

“Kryeministri do të ndjekë rregullat dhe po izolohet. Ai do të vazhdojë të punojë nga Downing Street, përfshirë edhe drejtimin e përgjigjes së qeverisë ndaj pandemisë së koronavirusit. Kryeministri është mirë dhe nuk ka ndonjë simptomë të Covid-19”, thuhej tutje në deklaratë.

Kujtojmë se Johnson kishte mposhtur koronavirusin, pasi ishte dërguar në kujdes intensiv për t’u trajtuar derisa ishte mosha e tij që e vështirësonte edhe më tej situatën, duke vënë pikëpyetje të mëdha në lidhje me shëndetin e tij më pas.

Baby Boo