E masakruan në derën e shtëpisë, biznesmeni nga tirana sponsor i Ambasadës Amerikane, Ishin dy persona me kapele, kam konflikt me vëllanë…


Biznesmeni nga Tirana i cili ka rënë pre e dhunës mbrëmjen e djeshme ka folur nga spitali ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Andrea Zoga tregoi se është një nga sponsorat e Ambasadës amerikane në festën amerikane.

Në lidhje me ngjarjen hodhi dyshimet e tij kundrejt një konflikti që ka pasur me të vëllain.

“Nuk flas prej vitesh me tim vëlla, kemi pasur një konflikt dhe mendoj se kjo ka lidhje më atë ç’ka ndodhur mes nesh”, u shpreh Zoga.

Më tej ai tregoi ngjarjen e cila sipas tij kishte ndodhur shume afër një banke dhe pretendon se kamerat e sigurisë të bankës kanë filmuar ngjarjen.

“Dallova dy persona me kapele që kishin ulur kokën e po drejtoheshin drejt meje. Njëri godet nga para një nga mbrapa e katër të tjerë dolën nga makina e më rrahën në mënyrë makabre”, tregon Zoga.

Baby Boo