E krahasonte më të keqe se Qeverinë Gruevski-Ahmeti, Taravari tani ngutet për tu bërë pjesë e saj


Kohë më parë, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, këtë Qeveri e krahasonte si më të keqe, madje më të keqe se atë të regjimit të Nikolla Gruevskit.

Taravari në një intervistë për javoren “Fokus”, kishte deklaruar se opstrukcionet nga kjo Qeveri, janë më të mëdha se ato të regjimit të Gruevskit dhe Ahmetit.

Por çuditërisht Arben Taravari, pas marrjes së detyrës së kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, ka intensifikuar përpjekjet për tu bërë pjesë e kësaj Qeverie, të cilën, deri ditë më parë nuk kishte lënë gjë pa i thënë.

Shumica qeveritare është stabile dhe hyrja e ASH-së në Qeveri, nuk është se do të ndryshojë diçka rrënjësore sa i përket përpjekjeve për ndryshimet kushtetuese. Shtrohet pyetja atëherë se cila është arsyeja e një ndryshimi kaq drastik të Taravarit karshi kësaj Qeverie?!

Baby Boo