E konfirmon Vjosa Osmani: Do të takohemi sot me Vetëvendosjen


Vjosa Osmani nënkryetare e LDK’së ka thënë se sot pas takimit me partinë e saj, sot do të takohen edhe me zyrtarët e Vetëvendosjes.

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka mbledhur përsëri Kryesinë e partisë së tij.

Thirrja e kësaj mbledhje të Kryesisë vjen pas diskutimeve të djeshme mes partisë në lidhje me ofertën e Vetëvendosjes dhe shqyrtimin për t’u futur në koalicion.
Po ashtu në këtë mbledhje është mësuar se do të merren disa vendime nga LDK, që të shikojnë se cilat janë hapat e mëtutjeshëm nëse dështon koalicioni me LVV’në, po ashtu dhe dështimi i votimit të qeverisë Kurti, ku përgjegjësia bie tek kjo parti e dytë që doli pas zgjedhjeve në Kosovë.

Baby Boo