E konfirmon Thaçi: Nëse ma kërkon Gjykata Kushtetuese, unë do të jap dorëheqje


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe do të jap dorëheqje nëse i kërkohet.

Kështu deklaroi ai në Rubikon ku tha se është i gatshëm t’i marrë përsipër pasojat dhe përgjegjësitë.

”Jam i gatshëm t’i marr përsipër pasojat siç kam qenë i gatshëm t’i marrë përsipër edhe përgjegjësitë me dekretimin e Hotit, jam i gatshëm t’i marrë përgjegjësitë e vendimmarrjes nga Gjykata Kushtetuese”, tha ai.

I pyetur se a do të jap dorëheqje nëse Gjykata Kushtetuese vendosë se është bërë shkelje me dorëzimin e dekretit, Thaçi tha se ky është një çmim të cilin ai është i gatshëm ta paguaj.

”Unë nuk e di çfarë vendimi do të nxjerrë Gjykata Kushtetuese, nuk i di opinionet e tyre, ata duhet t’i lëmë të qetë, por nëse duhet me pagu çmim presidenti i vendit vetëm që vendi të ecë përpara”, tha në fund Thaçi.

Baby Boo