E konfirmon policia: Familja Tafa në Shtime mashtroi për kidnapimin e djalit të tyre 11-vjeçar


Lidhur me rastin e rrëmbimit të fëmijës 11 vjeçar nga Shtimja, rast ky i raportuar më 08.04.2018, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në bashkëpunim të vazhdueshëm me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, gjatë hetimit të rastit, intervistimit të të dëmtuarve dhe dëshmitarëve, nxjerrjen e video –incizimeve në disa lokacione në qytetin e Ferizajt, kanë arritur në përfundim se nuk ka të bëjë fare më rrëmbim.

Në një komunikatë për media e dërguar nga policia, thuhet se zbardhja e këtij rasti, i cili në masë të madhe e shqetësoi mbarë opinionin, është arritur pas sigurimit të të gjitha provave relevante, ndërkaq, sot, në prani të punëtorit social dhe të psikologes, është intervistuar i mituri, (E.T.), i cili e ka pranuar se rasti është inskenuar. Sipas tij, rastin e ka inskenuar bashkë me dy djemtë e axhës së tij, me punë në Belgjikë, (V.T.21 vjeç dhe D.T.19 vjeç).

Baby Boo