E keqtrajtonte familjen, kapet nga policia shqiptari!


Një femër ka raportuar në Polici se së bashku me dy fëmijët e saj njëri në moshë madhore dhe tjetri i mitur janë keqtrajtuar nga bashkëshorti i saj.

Rasti ka ndodhur pasditen e së dielës në Mitrovicë.

Po ashtu i dyshuari me sëpatë ka dëmtuar dhe ka thyer disa orendi shtëpiake si dhe dritaren bashkë me derën e hyrjes së shtëpisë, njofton Policia.

Të gjitha palët pas shoqërimit në Polici janë intervistuar, ku me vendimin e prokurorit, i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/

Baby Boo